Udhëhoqi disfatën e tmerrshme të Brazilit… tani befason Spanjën

Futboll

Udhëhoqi disfatën e tmerrshme të Brazilit… tani befason Spanjën

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 21:47
Pamje nga ndeshja

Për jetën e arbitrave nuk flitet thuajse kurrë, por kësaj here ka menduar gazeta spanjolle “El Mundo Deportivo”, që të rrëfejë aventurën e Marco Rodriguez. Ish-arbitri që u bë i famshëm për faktin që arbitroi ‘Mineirazo’, apo disfatën historike të Brazilit me rezultatin 7-1 kundër Gjermanisë në botërorin “Brazil 2014” ka nisur karrierën e tij të re. Ish-arbitri tashmë është bërë trajneri i skuadrës së Salamanca-s.

Të gjithë brazilianët e mbajnë mend si arbitrin e eksperiencës së tyre më të tmerrshme në historinë e botërorëve, por tashmë meksikani ka braktisur përgjithmonë kartonët, ndonëse jo birbilin.

Pikërisht, sepse birbili është një nga mjetet e domosdoshme për një trajner. Sikurse raporton gazeta spanjolle, Rodriguez do të jetë trajneri i ri i Salamanca, skuadër e grupit të dytë të Segunda Division B. Është vetë ish-arbitri që konfirmon lajmin, përmes llogarisë së tij në “Tëitter”, duke publikuar një foto të tijën ku shfaqet i kënaqur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat