Icardi s’e ka ndërmend të largohet nga Interi, siç e dëshmon edhe kjo fotografi

Futboll

Icardi s’e ka ndërmend të largohet nga Interi, siç e dëshmon edhe kjo fotografi

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 22:19
Mauro Icardi

Mauro Icardi ka lënë të kuptohet se nuk e ka ndërmend të largohet nga Interi, pasi sot njoftoi se është duke e ndërtuar një shtëpi të re në Milano.

Sport Mediaset raportoi sot në mëngjes se Icardi do ta bartë fanellën me numrin 7 në Inter, dhe më vonë menaxherja dhe bashkëshortja e tij, Wanda Nara, konfirmoi se ajo do të kthehet në emisionin televiziv italian “Tiki Taka”.

Sulmuesi argjentinas e ka thyer heshtjen duke publikuar fotografi të shtëpisë së vet të re në Milano, edhe pse më shumë ngjan në një zonë ndërtimi.

Tani mbetet të shihet nëse Icardi do të mirëpritet përsëri në skuadrën zikaltër. Ai kërkohet nga Roma, Monaco dhe Napoli, por nuk është i interesuar të kalojë te asnjëra prej tyre, derisa Juventusi po e ka të vështirë të grumbullojë fonde për blerjen e tij përmes shitjes së lojtarëve.

Trajneri Antonio Conte dhe drejtori Beppe Marotta, megjithatë, e kanë bërë të qartë se Icardi është tepricë në skuadër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat