Blick shkruan për kërcënimin e zyrtarit serb ndaj Shaqirit

Futboll

Blick shkruan për kërcënimin e zyrtarit serb ndaj Shaqirit

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 23:06
Xherdan Shaqiri

Zvezdan Terzic është zyrtar i Crvena Zvezdas. Është njeriu që para një viti e kërcënoi Xherdan Shaqirin para udhëtimit në Beograd, shkruan “Blick”.

Një ish-futbollist që kaloi disa muaj në burg si funksionar, tani do të ketë përballë Young Boysin.

Para një viti, sapo ishte hedhur shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, filluan polemikat. Liverpooli dhe Crvena Zvezda ishin në një grup.

Shaqiri, i cili ishte ofenduar nga serbët për shkak të festës së tij me shqiponjë në fitoren 2:1 të Zvicrës ndaj Serbisë në Botëror, ishte paralajmëruar që të mos shkonte në “Marakana”.

Terzic, drejtor gjeneral i klubit serb kishte shkuar edhe më tej.

“Mendoj se Shaqiri do të jenë nën një presion të jashtëzakonshëm psikik sepse ai e di prej nga është. Ai e di se Crvena Zvezda është simbol i Serbisë dhe se do të luajë në ferrin e ‘Marakana’-s”, kishte thënë Terzic.

Ai kishte luajtur edhe vetë futboll. Për shkak se kishte marrë 500,000 euro në xhepin e tij për transferimin e Vanja Grubacit, në vitin 2008 ishte arrestuar, por ishte liruar në rrethana të dyshimta.

Ndërkohë në vitin 2010 ishte ndalur nga policia dhe pas 7 muajsh burg, ai e pagoi një dëmshpërblim prej 1 milionë eurosh dhe u lirua.

Asnjë lojtar problematik te Young Boysi

T’i kthehemi ndeshjes të së mërkurës. Sigurisht, mediumi serb “Blic” ka bërë kërkime nëse ndonjë lojtar i Young Boysit është me prejardhje shqiptare. Pastaj kishte dalë një emër, Taulant Seferi. “Por fatmirësisht ai është në huazim te Xamaxi”. Kështu që nuk ka ndonjë lojtar problematik te Young Boysi. Këtë e ka vërejtur edhe Terzic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat