Menaxheri: Dembele qëndron në Barcelonë 100 për qind

Futboll

Menaxheri: Dembele qëndron në Barcelonë 100 për qind

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 23:59
Ousmane Dembele

Moussa Sissoko, menaxheri i Ousmane Dembele, e ka ripërsëritur faktin se klienti i tij nuk do të largohet nga Barcelona këtë afat kalimtar veror.

Së fundmi ka pasur shumë thashetheme, me klubin që është zemëruar nga sjelljet e francezit, sepse ai mungoi në testet mjekësore të shtunën, transmeton Gazeta Express.

“Dembele nuk planifikon të largohet nga Barcelona së shpejti. Ai ndihet tepër mirë në klub dhe është i vendosur të qëndrojë më gjatë”, tha Sissoko.

“Përkundër ofertave nga disa klube të mëdha evropiane, Dembele dëshiron të qëndrojë. Për momentin, ai është në klubin më të madh në botë”, shtoi ai.

Sissoko i kritikoi mediat për pohimet se Dembele ka qëndrim negativ dhe se ardhja e mundshme e Neymarit në klub mund të ketë ndikim në të.

“Shkrime të pabaza duan t’ia prishin imazhin atij. Ama nuk do të kenë asnjë ndikim. Ai nuk do të ndikohet nga thashethemet për blerjet e reja”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat