Robben: Ky është trajneri më i mirë që kam punuar

Futboll

Robben: Ky është trajneri më i mirë që kam punuar

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 00:17
Arjen Robben dhe Pep Guardiola

Pasi i dha fund karrierës për Arjen Robben është koha e bilancit. Talenti holandez vari “këpucët në gozhdë” pas 19 sezonesh, 11 prej të cilave me Bayern Mynih. Pikërisht këtu ai ka arritur rezultatet më të larta të karrierës së tij, duke u drejtuar edhe nga trajnerët më të mirë në botë.

Por cili prej tyre është më i miri? Për Robben është e vështirë të zgjedhë më të mirin, teksa ka patur si trajnerë emra si Van Gaal, Heynckes, Guardiola dhe Ancelotti. Ndërkohë që, kur ishte te Chelsea drejtohej edhe nga Jose Mourinho.

Image
Guardiola dhe Robben te Bayern

“Një vendim i vështirë, pasi kam kaluar shumë momente të rëndësishme me shumë trajnerë. Gjithsesi, nëse doni të dini më të mirin unë them Guardiola. Kur flet për futbollin, ai është i shkëlqyer”, tha Arjen Robben.

“Kur erdhi Pep te Bayern isha 30 vjeç. Në atë moshë mendon vetëm të jesh konstant dhe të mos ulësh nivelin. Nën urdhërat e tij, përkundrazi, u përmirësova ndjeshëm. Krejt papritur luaja në fushë në pozicione që nuk i kisha menduar kurrë. Për mua është më i miri”, tha Robben.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat