Florian Loshaj në 11-shin e javës së kampionatit elitar rumun

Futboll

Florian Loshaj në 11-shin e javës së kampionatit elitar rumun

Nga: F.B Më: 21 gusht 2019 Në ora: 08:33
Foto ilustrim

Paraqitjet e mira, asistimet dhe organizimi i lojës si pjesë e “trurit” të skuadrës rumune Politehnika pasi në Kampionatin elitar të Futbollit rumun, kanë bërë që futbollisti nga Skenderaj Florian Loshaj të hyjë në njëmbëdhjetëshin e javës së 6-të të këtij edicioni.

Si dihet Loshaj, që më herët ka qenë pjesë e Genkut belg, ndërsa më pas edhe skuadrave holandeze Roda e Mastchiht, sivjet ka kaluar në kampionatin rumun, ku po tregon formë të lartë, si titullar i rregullt, organizatori kryesor i lojës pro edhe shënues.

Ai në 6 paraqitjet e deritashme në kampionatin rumun për skuadrën e tij Politehnik Iasi ka shënuar dy gola vendimtar në fitoret e skuadrës së vet në përballje me Cluj dhe Steaua.

Të përkujtojmë se Loshaj, ka qenë pjesë e U-21 të Kosovës në garat e shkuara kualifikuese nën urdhrat e trajnerit të njohur mitrovicas Rafet Prekazi, ndërkohë që po vazhdon të dëshmohet dhe imponohet edhe për përfaqësuesen e Kosovës.

Ai është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjet e deritashme në kampionatin rumun, ndërkohë që premton lojëra edhe më të mira në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat