Khedira: Ronaldo është shembull për krejt sportistët - Bota Sot
Khedira: Ronaldo është shembull për krejt sportistët

Futboll

Khedira: Ronaldo është shembull për krejt sportistët

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 08:39
Sami Khedira e ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij tek Juventusi, Cristiano Ronaldo

Sami Khedira e ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij tek Juventusi, Cristiano Ronaldo, për të cilin thotë se është sportist shembull për t’u ndjekur, njëjtë si LeBron James, Rom Brady apo edhe Gianluigi Buffon

Sami Khedira, bashkëlojtar i Cristiano Ronaldos, e ka lavdëruar yllin e Juventusit, për të cilin ka thënë se është një sportist shembull për t’u ndjekur. Mesfushori gjerman e ka krahasuar ish-futbollistin e Manchester Unitedit dhe Real Madridit me yjet e sporteve tjera, që po ashtu janë për t’u marrë shembull.

“Ronaldo është një shembull për krejt sportistët, njëjtë si LeBron James në basketboll apo Tom Brady në futbollin amerikan”, ka thënë Khedira për “Kicker”.

“Apo sikur Gianluigi Buffon. Kur djelmoshat e shohin Gigin për ato që i bën në moshën 41 vjeçare, ata e kuptojnë dashurinë për këtë sport dhe mund të mendojnë: ‘Unë mund ta bëj këtë po ashtu’. Lojtarët e vjetër janë motivues të mëdhenj për sportistët e rinj”, ka përfunduar Khedira, ish-futbollisti i Real Madridit, ku kishte luajtur po ashtu përkrah “CR7”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...