Chelsea e bllokon kalimin e Bakayokos në Monaco - Bota Sot
Chelsea e bllokon kalimin e Bakayokos në Monaco

Futboll

Chelsea e bllokon kalimin e Bakayokos në Monaco

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 08:41
Bakayoko

Mesfushori francez e do largimin nga “Stamford Bridge”, por për momentin “Blues” po e bllokojnë rikthimin e tij në Francë, ku e duan Monaco dhe Paris Saint-Germaini

Tiemoue Bakayoko do të donte të rikthehet në Monaco, por Chelsea nuk beson se oferta e klubit nga Ligue 1 për huazimin e futbollistit është një opsion i mirë për klubin anglez, shkruan RMC Sport.

Mesfushori e kishte fituar ligën me Monacon dhe kishte shkuar deri në gjysmëfinale të Champions Leagues para se të largohej për Chelsean, por në periudhën e tij në Londër ai ishte një dizastër.

Mesfushori defanziv e kaloi sezonin e shkuar në formë huazimi tek Milani dhe e riktheu formën e dikurshme, por ai nuk duket se ka të ardhme në “Stamford Bridge”.

Bakayoko nuk është aktivizuar fare në lojë nga trajneri Franck Lampard në tri ndeshjet e para zyrtare të fituesit të fundit të Europa Leagues. Krahas Monacos, atë e do edhe Paris Saint-Germaini në Francë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...