Arrin në Itali transferi i ri i Romës

Futboll

Arrin në Itali transferi i ri i Romës

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 10:15
Davide Zappacosta

Mbrojtësi i djathtë i Chelseat, Davide Zappacosta ka ateruar në Itali për të finalizuar huazimin e tij te Roma.

Zappacosta u pa në aeroportin e Romës Fiumicino të martën në mbrëmje dhe dukej të ishte me humor të mirë përpara lëvizjes së tij.

“Më ka munguar aq shumë Italia. Jam i lumtur që kthehem këtu në Romë”, i tha ai Sky Sport Italia.

27-vjeçari do t’i nënshtrohet sot testeve mjekësore në Villa Stuart përpara se të nënshkruajë kontratës.

Ai është transferi i ri i romakëve pas Pau Lopez, Gianluca Mancini dhe Leonardo Spinazzola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat