PSG refuzon ofertën e parë të Barçës, Reali dhe Juventusi

Futboll

PSG refuzon ofertën e parë të Barçës, Reali dhe Juventusi

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 13:01
PSG refuzon ofertën e parë të Barçës, Reali dhe Juventusi

Paris Saint Germain refuzon ofertën e parë zyrtare të Barcelonës për sulmuesin brazilian Neymar.

Klubi katalanas është paraqitur në kryeqytetin francez me një ofertë që përfshinte huazimin 1-vjeçar të Neymar me të drejtë blerjeje të sulmuesit verën e ardhshme për shumën e 160 milionë eurove, 62 milionë euro më pak nga sa Barcelona përfitoi nga shitja e tij dy vite më parë.

Tashmë presidenti i Barçës Josep Maria Bartomeu duhet të rrisë ofertën ose të mendojë për një mënyrë tjetër transferimi pasi me të tilla shifra Paris Saint Germain nuk ulet në bisedime.

Nëse dy klubet nuk gjejnë gjuhën e përbashkët, për brazilianin i cili do vetëm Barcelonën, ekzistojnë edhe dy opsione të tjera Reali i Madridit dhe Juventusi. Los Blancos mund të ofrojnë në shkëmbim dyshen Varane-Vinicius Jr që pëlqehen shumë nga PSG ndërsa Juventusi mund të përdorë kartën Dybala për të ulur shifrat e transferimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat