Aurier gjithnjë e më afër Milanit

Futboll

Aurier gjithnjë e më afër Milanit

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 13:21
Aurier

Milani është duke u munduar ta transferojë në klub mbrojtësin e Tottenhamit, Serge Aurier.

Aurier është i gatshëm për t’u larguar nga klubi, pasi nuk ka vend në formacionin e parë.

Mediat italiane thonë se Milani dëshiron me patjetër ta transferojë në klub para se te mbyllet afati kalimtar.

“Rosonerët” kanë kërkuar nga mbrojtësi i Bregut të Fildishtë të mos transferohet në ndonjë klub tjetër pasi është duke u munduar t’ia gjej një vend në skuadër.

Për shërbimet e lojtarit ka shprehur interesim edhe skuadra e PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat