Khalid ndahet me Prishtinën, vazhdon karrierën në Shqipëri

Futboll

Khalid ndahet me Prishtinën, vazhdon karrierën në Shqipëri

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 14:49
Basid Abdul Khalid

Sulmuesi 23 vjeç i ardhur në Prishtinë më 2016 nga FC Stars nga Gana, pas 3 vite me fanellën e Prishtinës.

Me 105 paraqitje, 30 gola të shënuar dhe 11 asistime, Khalid nga Prishtina tani e tutje e vazhdon karrierën me Teutën e Durrësit.

“FC Prishtina e falënderon Basid Abdul Khalid për mundin e dhënë për klubin tonë duke i uruar sukses në vazhdim të karrierës”, thuhet në njoftimin e klubit.

Ka qenë trajneri Mirel Josa që nuk ka besuar më te Khalid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat