Khalid ndahet me Prishtinën

Futboll

Khalid ndahet me Prishtinën

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 15:08
Basid Abdul Khalid

Prishtina i ndanë rrugët me futbollistin Basid Abdul Khalid.

"Sulmuesi 23 vjeç i ardhur në Prishtinë më 2016 nga FC Stars nga Gana, pas 3 vite me fanellën e Prishtinës me 105 paraqitje, 30 gola të shënuar dhe 11 asistime, ndahet me Prishtinën dhe tani e tutje e vazhdon karrierën me Teutën e Durrësit.

FC Prishtina e falënderon Basid Abdul Khalid për mundin e dhënë për klubin tonë duke i uruar sukses në vazhdim të karrierës", bëhet e ditur nga Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat