Lajmi i fundit nga Italia: Teste të reja për Sarrin

Futboll

Lajmi i fundit nga Italia: Teste të reja për Sarrin

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 16:16
Maurizio Sarri

Ekziston shpresa për Maurizio Sarri i cili siç raportohet nga La Gazzetta Dello Sport, kreu teste të reja pasi u diagnostikua me ‘pneumoni’ (sëmundje e mushkërive) .

Sidoqoftë, Juve nuk do ta detyrojë atë që të rri me çdo kusht në skuadër, por vetëm në rast se shëndeti i tij është i plotë.

Klubi po shpresojnë ta rikthejnë atë në ndeshjen e së shtunës kundër Parma-s, pasi është e para e sezonit.

Në rast se ai nuk e bën atë, atëherë ndihmës trajneri Giovanni Martusciello do të jetë në vendin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat