Nuk kanë para’ për Neymarin

Futboll

Nuk kanë para’ për Neymarin

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 16:55
Nuk kanë para’ për Neymarin

“Luftë” e ashpër në merkato mes Barcelonës dhe  Realit të Madridit për shërbimet e yllit brazilian Neymar.

Të gjitha mediat botërore presin me mjaft kureshtje se cila do të jetë e ardhmja e 27-vjeçarit, ndërkohë që “El Chiringuito”, ka publikuar së fundmi një lajm të bujshëm.

Sipas prestigjiozes spanjolle, Barcelona nuk ka mjaftueshëm të ardhura për ta përballuar Nejmarin, dhe si pasojë, destinacioni i tij i radhës do të jetë Madridi.

Drejtuesit e Realit, janë në tratativa për të bindur yllin e PSG-së, teksa kalimi te “galaktikët” shihet si e vetmja zgjidhje. Kujtojmë që shifra që kërkojë parisienët për të lënë të lirë Nejmarin është plot 222 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat