Solskjaer merr masa

Futboll

Solskjaer merr masa

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 17:24
Solskjaer merr masa

Penalltia e humbur ndaj Wolves që i hoqi mundësinë Manchester United për të marrë tre pikët edhe në javën e dytë të Premier League por që solli edhe irritimin e tifozëve në rrjetet sociale, ka detyruar trajnerin e Djajve të Kuq, Ole Gunnar Solskjaer të zbresë nga hierarkia Paul Pogba.

Sipas asaj që raporton gazeta prestigjoze The Sun, mesfushori francez nuk do të jetë më goditsi i parë i 11-metërshave të Manchester United, pasi Solskjaer ja ka kaluar këtë të drejtë sulmuesit të talentuar Marcus Rashford.

Pogba dhe Rashford debatuan mes tyre se cili do ta godiste penalltinë në sfidën ndaj Ëolves dhe në fund përgjegjësinë e mori Pogba i cili gaboi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat