Kuzhinieri i Dembeles: Ai po ia sheh sherrin shoqërisë së keqe, bën jetë të çrregullt

Futboll

Kuzhinieri i Dembeles: Ai po ia sheh sherrin shoqërisë së keqe, bën jetë të çrregullt

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 18:03
Ousmane Dembele

Ousmane Dembele nuk bën një jetë të rregullt, të udhëhequr nga disiplina që kërkon sporti në nivelin më të lartë.

Kjo është, të paktën, ajo që zbulon një nga ishkuzhinierët e tij, Mickael Naya, i cili thekson se shoqëria e keqe dhe paratë ndikojnë negativisht tek ylli i Barçës:

“Ousmane është një djalë i mirë, por nuk e ka jetën e tij në duar. Ai jeton vazhdimisht me xhaxhain dhe mikun e tij më të mirë, i cili nuk guxon t’i thotë asgjë. Ousmane dhe rrethi i tij i thonë vetes se, në çdo rast, ai do të kritikohet, pavarësisht se çfarë ndodh. Pra, ata nuk e vrasin shumë mendjen në këtë drejtim. Janë të pasur dhe nuk iu interesojnë gjërat që bën Dembele”, – komenton Naya për gazetën franceze “Le Parisien”.

Kuzhinieri insiston se me të, performanca e sulmuesit ishte më e mirë:

“Ousmane bën një jetë të çrregullt. Unë kurrë nuk kam parë duke pirë alkool, por nuk respekton fare periudhat e pushimit, nuk ka asnjë strukturë të nivelit të lartë rreth tij…

“Unë u përpoqa për ta organizuar në ngrënie, t’i përgatisja ushqimet e duhura, të respektonte momentet e rikuperimit dhe gjithçka shkoi mirë… Përveç kësaj, kur është pa miqtë e tij, Ousmane është krejtësisht tjetër. Ai është kurioz, i hapur dhe i përqendruar”.

Dembélé konsiderohet yll futbolli, por ka humbur pikë me disa akte disiplinore te Barça, e cila është e ngopur me sjelljen joprofesionale të sulmuesit francez. Gafa e fundit e tij?

Nuk u paraqit të shtunën e kaluar për teste mjekësore, që të vlerësonte shkallën e shqetësimit të tij. Ato teste u bënë të hënën dhe rezultati tregoi se kishte pësuar një çarje “brilare” në “femoris biceps” të kofshës së majtë, që do ta detyrojë atë të pushojë në pesë javët e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat