Atletico pranon ofertën e Milanit për Correan, por gjithçka varet nga Silva

Futboll

Atletico pranon ofertën e Milanit për Correan, por gjithçka varet nga Silva

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 19:00
Correa dhe André Silva

André Silva po bllokon merkaton e Milanit në hyrje, kur kanë mbetur edhe 12 ditë nga mbyllja e saj. Pasi dështoi të transferohej te Monaco, ku nuk mundi të kalonte testet mjekësore, për portugezin tentoi një marrëveshje Sportingu i Lisbonës, me ndihmën e menaxherit Jorge Mendez: huazim me të drejtën e blerjes nga Sportingu. Përgjigjja e kuqezinjve në këtë rast ishte negative.

Drejtuesit e “Djallit” duan 25-30 milionë euro për kartonin e tij. Por kujdes, diçka konkrete po lëviz në aksin Itali-Spanjë.

Gjatë orëve të fundit kanë rinisur kontaktet për Correan e Atleticos së Madridit. Zbulohen edhe detajet e ofertës së Milanit për sulmuesin argjentinas: 42 milionë euro, plus 30% e vlerës së kartonit do t’i mbetej Atleticos, nëse kuqezinjtë do ta shisnin në të ardhmen.

Ofertë që “Los Colchoneros” janë gati ta pranojnë, por për marrëveshjen përfundimtare duhen kaluar edhe dy pengesa serioze: e para, Atletico duhet të mbyllë sa më parë bisedimet për Rodrigo Morenon e Valencias për më pak se 60 milionë euro dhe e dyta Valencia të pranojë që ta zëvendësojë qendërsulmuesin brazilian pikërisht me Andre Silvan.

Orë të nxehta për fatin e portugezit, që për momentin nuk duket shumë entuziast për kalimin në kampionatin spanjoll, sidomos pas përvojës aspak të këndshme te Sevilla.

Presioni ndaj portugezit rritet edhe për faktin se trajneri Giampaolo vazhdon të preferojë Castillejon pas shpinës së polakut Piatek, kështu që Andre Silva është i detyruar ta pranojë ofertën e Valencias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat