Ronaldo: 2018-ta ishte viti më i keq në jetën time - Bota Sot
Ronaldo: 2018-ta ishte viti më i keq në jetën time

Futboll

Ronaldo: 2018-ta ishte viti më i keq në jetën time

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 19:20
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka thënë se akuzat për përdhunim kundër tij ishin sulm ndaj nderit të tij dhe se si pasojë e tyre viti 2018 ishte viti më i keqi në jetën e tij.

Ronaldo u akuzua për përdhunimin e një gruaje në Las Vegas para më shume se 10 vjetëve, pro nuk do të përballet me akuza kriminale pasi hetimi nuk ka gjetur prova të mjaftueshme për t’i mbështetur pohimet kundër tij.

Duke folur për televizionin portugez TVI, Ronaldo tha: “2018-ta ishte mbase viti më i keqi imi personalisht. Kur njerëzit e vënë në pikëpyetje nderin tuaj, të dhembë, të dhembë vërtet shumë”.

Sulmuesi 34-vjeçar i Juventusit nuk foli drejtpërdrejt për akuzat për përdhunim që Kathryn Mayorga i bëri ndaj tij. Në një padi tjetër ligjore ndaj Ronaldos, kjo grua amerikane thotë se portugezi e kishte bindur atë të heshtë në shkëmbim të 375 mijë funteve.

Ronaldo tha se nuk ndihet rehatshëm kur flet për këtë rast, duke shtuar: “Ama kur njerëzit ta sulmojnë nderin, atëherë është e vështirë”.

Ai shtoi se ndihet falënderues që “pafajësia ime është dëshmuar përsëri”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...