Të premten fillon Liga e Parë e Kosovës

Futboll

Të premten fillon Liga e Parë e Kosovës

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 19:41
Të premten fillon Liga e Parë e Kosovës

Pas IPKO Superligës së Kosovës në futboll, të premten fillon edhe Liga e Parë.

Të premten zhvillohet ndeshja hapëse në Ligën e Parë – që është liga e dytë e futbollit në Kosovë – në ndërmjet Malishevës dhe KEK-ut.

Skuadra e Malishevës u inkuadrua nga Liga e Dytë, derisa KEK-u ka rënë nga elita.

Besa të dielën luan ndaj Vllaznisë së Pozharanit, kurse Vëllaznimi është mysafir i Onixit.

Liga e Parë

E premte
17:00 Malisheva – KEK-u

E shtunë
17:00 Ramiz Sadiku – Dardana

E diel
17:00 2 Korriku – Vitia
17:00 Onix – Vëllaznimi
17:00 Drenasi – Arbëria
17:00 Ulpiana – Istogu
17:00 Besa – Vllaznia
17:00 Trepça – Liria

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat