Zyrtare: Zappacosta prezantohet nga Roma - Bota Sot
Zyrtare: Zappacosta prezantohet nga Roma

Futboll

Zyrtare: Zappacosta prezantohet nga Roma

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 20:29
Davide Zappacosta

Davide Zappacosta është futbollist i ri i Romës.

Roma ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Davide Zappacosta nga Chelsea.

Ai ka nënshkruar me “Giallorossët” për 6 muaj me mundësi të vazhdimit të qëndrimit në Stadio Olimpico deri në qershor të vitit 2020.

Zappacosta do ta veshë fanellën me numrin 2.

“Klubi njofton se ka arritur marrëveshje me Chelsean për transferimin e përkohshëm të Davide Zappacosta”, thuhet në njoftimin e Romës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...