Lamtumirë “president i çmendur”, skuadra e Serisë A shitet për 120 milionë euro - Bota Sot
Lamtumirë “president i çmendur”, skuadra e Serisë A shitet për 120 milionë euro

Futboll

Lamtumirë “president i çmendur”, skuadra e Serisë A shitet për 120 milionë euro

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 22:21
Vialli dhe Ferrero

Massimo Ferrero nuk do të jetë më presidenti i Sampdoria. Skuadra gjenoveze tashmë do të drejtohet nga një ikonë e këtij klubi, Gianluca Vialli. Bisedimet e nisura 8 muaj më parë janë mbyllur sot dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet ditët në vijim (maksimumi mesi i shtatorit).

Lajmin e konfirmon “calciomercato.com”, që shton se Ferrero, i konsideruar si presidenti i çmendur i Serisë A, ka arkëtuar 120 milionë euro nga kjo shitje. 85 milionë euro do të shkojnë “cash” në xhepat e Ferrero (përfshi edhe bonuset), ndërkohë që blerësit e rinj do të mbulojnë edhe borxhin prej 35 milionë eurosh. Pra, 120 milionë euro në total.

Duke e shtyrë për muaj e muaj shitjen e klubit, Ferrero arriti të shkojë të shuma që ai dëshironte (100 milionë). Natyrisht që Vialli, si president i ri i klubit dorian, do të ketë një rol të rëndësishëm, por paratë vijnë nga të tjerë persona. Ata janë James Dinan dhe Alex Kastner, që zotërojnë fondin York Capital dhe Pamplona Capital Management.

Marrëveshja, që për një moment u duk se dështoi, u finalizua edhe falë ndihmës që dha Edoardo Garrone, ish-presidenti i Sampdoria. Ishte ai që ia shiti Ferreros skuadrën, madje ia fali (nuk pagoi asnjë euro në qershor të vitit 2014). Tashmë tifozeria pret shumë, pasi në krye vjen ikona e këtij klubi, Gianluca Vialli, që do të ketë fuqi të plota.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...