Manchester United mendon tash për afatin e janarit, bën gati ofertën për Jadon Sancho

Futboll

Manchester United mendon tash për afatin e janarit, bën gati ofertën për Jadon Sancho

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 23:14
Jadon Sancho

Manchester United, qysh tash po mendon për afatin e janarit, për të bërë tranferime të reja të futbollistëve.

Objektivi kryesor i Djajve të kuq, është sulmuesi anglez i Dortmundit, Jadon Sancho.

Ekipi i Ole Gunnar Soskjaer, ka bërë gati 100 milionë funte, raportojnë mediat angleze.

Këto para nuk paraqesin problem për United, pas shitjes së belgut Lukaku dhe kilianit Sanchez në Inter.

Po ashtu edhe mesfushori francez Paul Pogba, po kërkohet nga skuadra të shumta evropiane.

Jadon Sancho është vetëm 19-vjeçar dhe e ka filluar sezonin furishëm, duke shënuar dy gola dhe duke asistuar në dy të tjerë në tri ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat