Budallëqet serbe, kur ankohen...dhe frika nga droni

Futboll

Budallëqet serbe, kur ankohen...dhe frika nga droni

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 10:22
Budallëqet serbe, kur ankohen...dhe frika nga droni

Mediet serbe sikur janë “hipnotizuar: nga droni i cili “ndërpreu” ndeshjen ndërmjet Serbisë e Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet në Evropianin e vitit 2016.

Dje dhe sot, ato janë marrë shumë me ndeshjen Young Boys – Crvena Zvezda, në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Sipas tyre, autoritetet zvicerane kanë ndryshuar “rregullin” e tyre sipas së cilit çdo ndeshje e skuadrave dhe Përfaqësueses së tyre incizohet edhe me dron, por këtë herë, për shkak të frikës nga “ekstremistët” shqiptarë e kanë bllokuar hapësirën ajrore mbi dhe përreth stadiumit.

Ndërkohë, po mediet serbe janë ankuar gjatë gjithë ditës se gazetat zvicerane i kanë dhënë shumë hapësirë kësaj ndeshjeje, me theks të veçantë idesë që do të luhet edhe për nder të Xherdan Shaqirit, i cili ishte shënjestër e serbëve pas festimit që bëri në ndeshjen Zvicër – Serbi, në Botërorin e vitit të kaluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat