Menaxheri i Dembelesë snobon Neymarin

Futboll

Menaxheri i Dembelesë snobon Neymarin

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 10:25
Menaxheri i Dembelesë snobon Neymarin

Kthimi i mundshëm i brazilianit Neymar te Barcelona (klubet ende nuk kanë gjetur një marrëveshje), mund të trazojë ujërat në kampin “blaugrana”, ku prania e 27-vjeçarit do t’u mbyllte hapësirat emrave të tjerë të rëndësishëm. Sinjalin e një “lufte të ftohtë” e jep Moussa Sissoko, menaxheri i Ousmane Dembelesë (emër i përfolur për t’u përfshirë në marrëveshjen me PSG për Neymar), i cili këmbëngul se klienti i tij nuk ka ndërmend të largohet nga “Camp Nou”.

“Dembele nuk ndihet aspak i kërcënuar.

Kur luan te Barcelona, është e pritshme të kesh konkurrencë të madhe. Nëse do të jetë Neymar apo një tjetër, ai nuk interesohet fare për këtë. Ousmane kujdeset vetëm për atë që duhet të bëjë. Realisht, klube të mëdha kanë shfaqur interes, por ishim të qartë për faktin se ai nuk dëshironte të largohej nga Barcelona. Unë u jam përgjigjur që në fillim se dëshiron të ketë sukses në “Camp Nou”. Dera është e mbyllur, PSG apo ndonjë klub tjetër janë të vetëdijshëm për qëllimet tona.”

Menaxheri i Dembelesë nuk ka dyshime mbi vijim e karrierës së klientit të tij te kampionët e Spanjës.

 A do të jetë te Barça këtë sezon? Në planet tona, po. Ai dëshiron të qëndrojë dhe e gjithë puna e tij është fokusuar në këtë drejtim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat