Lopez drejt rikthimit në Itali

Futboll

Lopez drejt rikthimit në Itali

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 10:35
Lopez drejt rikthimit në Itali

Pas vetëm një sezoni te Vasco De Gama në Brazil, Maxi Lopez është gati të rikthehet në Itali, por këtë herë në Serinë B.

Për sulmuesin 35-vjeçar argjentinas ka shfaqur interes të fortë Crotone, që ka investuar fuqishëm, për t’u rikthyer në Serinë A dhe shikon Lopez si goleadorin ideal për ta vënë në majë të sulmit.

Maxi Lopez shënoi 11 gola në 38 takime me Vasco De Gamën, duke treguar një nivel mjaft të mirë fizik, ndërsa tashmë pritet të zbarkojë sërish në Itali, për të nënshkruar me Crotonen.

Argjentinasi 35-vjeçar ka një eksperiencë mjaft të gjerë në futbollin italian, ku e ka nisur pikërisht me Crotonen në vitin 2010 dhe më pas ka provuar të veshë fanellën e Sampdorias, Milanit, Udineses, Chievos e Torinos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat