Sot 20 vite më parë, debutimi më i shkurtër në historinë e Premierligës - Bota Sot
Sot 20 vite më parë, debutimi më i shkurtër në historinë e Premierligës

Futboll

Sot 20 vite më parë, debutimi më i shkurtër në historinë e Premierligës

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 14:20
Nick Culkin

Saktësisht sot 20 vjet më parë, Nick Culkin pati debutimin më të shkurtër në historinë e Premierligës kur ai hyri në ndeshjen mes Manchester United kundër Arsenal në paraqitjen e tij të vetme për këtë klub.

Nënshkruar për vetëm 100 mijë euro nga York City si i ri, Culkin luajti ndeshjen e tij të parë për United në një fitore 4-0 ndaj SK Brann si pjesë e një turneu në Skandinavi.

Ai ka marrë medalje të argjendtë në Charity Shield dhe UEFA Super Cup në vitin 1999, por paraqitja e tij e vetme zyrtare për Djajtë e Kuq erdhi në takimin ndaj ‘Topçinjëve’ ku luajti vetëm për pak sekonda.

Në një fitore 2-1 ndaj Arsenalit në Highbury, goditja e vrullshme e Martin Keown drejt fytyrës së Raimond van der Gouw e la portierin holandez të lënduar. Në pamundësi për të luajtur në momentet e fundit të kohës shtesë, Culkin u thirr nga Sir Alex Ferguson.

Vetëm u ekzekutua një goditje e lirë dhe më pas bilbili i gjyqtarit tregoi përfundimin e ndeshjes, por askush nuk mund të mohojë faktin se Culkin, edhe nëse vetëm për pak sekonda, bëri paraqitje zyrtare me fanellën e Manchester United.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...