Edhe një lajm i keq për Kosovën - Bota Sot
Edhe një lajm i keq për Kosovën

Futboll

Edhe një lajm i keq për Kosovën

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 14:26
Edhe një lajm i keq për Kosovën

Herolind Shala i është bashkuar listës së të lënduarve të Përfaqësuesja e Kosovës. Kosova është nikoqire e Çekisë në ndeshjen e vlefshme eliminatore për Euro 2020, e cila pritet të zhvillohet më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ky takim pritet të fillojë nga ora 15:00 dhe llogaritet ndër më vendimtarët për fatin e Kosovës në këto eliminatore.

Megjithatë, Dardanët nuk e kanë fatin në anën e tyre, pasi shumë lojtarë kryesor të skuadrës janë të lënduar.

Trajneri Bernard Challandes ka kokëdhimbje pasi më parë u lënduan dyshja titullare Hekuran Kryeziu dhe Arbër Zeneli, ndërsa para disa ditësh edhe Milot Rashica.

Por, kjo nuk ka mjaftuar pasi trajneri zviceran sot (e enjte) gjatë ditës ka marrë edhe një lajm të hidhur nga infermieria.

Edhe mesfushori luftarak, Herolind Shala ka pësuar lëndim gjatë stërvitjeve me klubin e tij Valarenga.

Është vet klubi norvegjez që ka njoftuar me anë të faqeve të tyre zyrtare se mesfushori i Kosovës ka thyer dorën.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...