Suarez mund të largohet nga Barcelona!

Futboll

Suarez mund të largohet nga Barcelona!

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 14:55
Suarez mund të largohet nga Barcelona!

Luis Suarez mund të largohet nga Barcelona! Një operacion merkatoje që mund të kryhet në dritaren e lëvizjeve të janarit dhe që mund t’i hapte uruguajanit horizonte të reja.

Sipas asaj që raporton gazeta katalanase “El Mundo Deportivo”, sulmuesi i pëlqen shumë Interit… por Interit të Majemit, skuadra e themeluar nga Dejvid Bekham.

Sipas gazetës, sulmuesi blaugrana po mendon seriozisht që të transferohet në Shtetet e Bashkuara, por këtë destinacion e kishte menduar në vitet e fundit të karrierës, transmeton BW.

Por ardhja e brazilianit Neymar mund ta bindte përfundimisht “El Pistoleron” që të linte La Ligan për MLS-në. Deri më tani kjo mbetet veç një hipotezë merkatoje, por në ditët në vijim mund të ketë zhvillime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat