Navas pranë largimit nga Real Madridi

Futboll

Navas pranë largimit nga Real Madridi

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 15:41
Navas pranë largimit nga Real Madridi

Kejlor Navas mund të largohet nga Real Madridi, dhe destinacioni më i mundshëm për portierin është PSG-ja, të cilët kanë shfaqur interes prej kohësh për ta pasur pjesë të tyre.navas penallti

Portieri nga Kosta Rika shpresonte se do të gjente nje vend titullari në ekipin e drejtuar nga Zinedin Zidan, por tekniku francez ka si zgjedhje të parë Kurtua.

Për këtë arsye Navas ka vendosur të largohet nga “Santiago Bernabeu”, dhe këtë ia u ka bërë të qartë drejtuesve, të cilët tani janë në kërkim të një portieri të dytë.

Sipas asaj që shkruan “Marca”, Roma i ka ofruar madrilenëve portierin Antoni.

36-vjeçari i është ofruar presidentit Florentino Perez, si zëvendësues për portierin belg, dhe së shpejti spanjollët pritet të kthejnë një përgjigje për lojtarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat