Talenti shqiptar në Austri synon që ta vesh fanellën e Kosovës

Futboll

Talenti shqiptar në Austri synon që ta vesh fanellën e Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 22 gusht 2019 Në ora: 16:55
Talenti shqiptar në Austri synon që ta vesh fanellën e Kosovës

Në shtetet evropiane, në skandinavi e deri në Australinë e largët, kemi një numër të madh të talenteve shqiptar, që luajnë me sukses në klubet e ndryshme dhe në kategoritë e ndryshme!  

Ndër talentet që po shquhet në futbollin austriak është edhe Eris Qengaj, i cili paraqitet në petkun e FC Blau Weiß nga Linz për U-16. Është sulmues i mirë dhe që premton një të ardhme shumë të mirë. “Ndihem shumë mirë në ekipin Blau Weiß, por pretendoj të jem edhe më i mirë”, tha fillimisht Qengaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Djaloshi i talentuar ka synime që të shënojë sa më shumë gola dhe e ka përkrahjen edhe të prindërve. “Dashuria ime për futboll lind qysh nga fëmijëria. Dëshira ime është që të përsosem në çdo aspekt dhe të shënojë sa më shumë gola për ekipin tim”, theksoi ai. Si çdo i ri e ka idhullin dhe klubin e zemrës. “Idhull im është Cristiano Ronaldo i Juventusit, nga ai inspirohem shumë dhe klubin që e dua është Real Madridi”, tha Qengaj.

Talenti prizrenas tregon edhe nga cili motivohet më shumë: “Motivimi im më i madh është nga prindërit, që më përkrahin në vazhdimësi. Babai me përkrah shumë dhe kjo më jep edhe më shumë krah mua”. Synimet e Qengajt është që ta vesh edhe fanellën e kombëtares së Kosovës: “Synimi im si i çdo sportistit tjetër është që ta veshi një ditë fanellë e kombëtares së Kosovës”.  

Në klubin Blau Weiß është konkurrencë shumë e fortë. “Çdo herë ka konkurrencë të fortë në ekipin tonë, e cila më motivon shumë. Punoj si çdo herë me përkushtim që të fitojë pozitën time, në 11-shin e parë. Synimi im është që ekipin ta ngriti sa më lartë. Ndërkaq, si rivali ynë padyshim është ekipi nga qyteti LASK”, tha Qengaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat