FC Vushtrria ka njoftuar për përforcimet e radhës

Futboll

FC Vushtrria ka njoftuar për përforcimet e radhës

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 17:15
FC Vushtrria ka njoftuar për përforcimet e radhës

FC Vushtrria ka njoftuar për përforcimet e radhës, që do t’i prezantojë nesër, si dhe për ndryshimet në infrastrukturën e klubit.

Vushtrria, kampione e Kosovës më 2014, është kthyer sivjet në elitën e futbollit.

Ata të premten do t’i prezantojnë edhe përforcimet e fundit, katër futbollistë të rinj nga Brazili dhe një transfer i lirë, ka bërë të ditur klubi.

“FC Vushtrria do të bëjë nesër prezantimin e përforcimeve të saj të fundit katër lojtareve të ardhur nga Brazili dhe një lojtar i transferuar si lojtar i lirë Prezantimi do të behet në ora 11:00 në stadiumin e klubit “Ferki Aliu” në Vushtrri”, thuhet në njoftimin e Vushtrrisë, e cila tashmë ka krijuar edhe plane infrastrukturore.

“Klubi gjithashtu do te flas edhe per objektivat e tij per kete sezone dhe sezonet e ardhshme. Gjithashtu do te njoftojm edhe per planet tona per rregullimin e infrastrukuteres se klubit”, thuhet tutje në njoftim.

Në xhiron e parë, Vushtrria pësoi humbje 4:1 në udhëtim te Llapi në Podujevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat