Kohfeldt sqaron situatën e Rashicës - Bota Sot
Kohfeldt sqaron situatën e Rashicës

Futboll

Kohfeldt sqaron situatën e Rashicës

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 19:11
Kohfeldt sqaron situatën e Rashicës

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës së Werderit në Bundesligë.

Ekipi i Rashicës këtë fundjavë luan në udhëtim te Hoffenheimi, raporton Insporti. Rashica, që pësoi lëndim në ndeshjen kundër Fortuna Dusseldorfit dhe u largua nga loja në minutën e 65-të, do t’i mungojë për disa javë si Werderit, ashtu edhe Kombëtares së Kosovës.

Trajneri Kohfeldt në konferencë sqaroi më të rejat rreth lëndimit në kofshë që e pësoi anësori i Kosovës. Ai tha se 23-vjeçari po vuan nga lëndimi, por që nuk është aq serioz sa që ka mundur të jetë.“Nuk është as keq sa ka mundur të jetë.

Ne shpresojmë që ai do të kthehet pas ndeshjeve të kombëtareve”, tha Kohfeldt, duke e konfirmuar kështu edhe një herë se futbollisti nga Vushtrria do t’i mungojë Kosovës për ndeshjet e shtatorit.

“Dardanët” luajnë dy ndeshjet e radhës eliminatore për “Euro 2020”, më 7 shtator ndaj Republikës Çeke dhe 10 shtator kundër Anglisë..

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...