Legjenda e Napolit: Icardi mund të shkojë në ferr, nuk e dua te skuadra e zemrës

Futboll

Legjenda e Napolit: Icardi mund të shkojë në ferr, nuk e dua te skuadra e zemrës

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 19:37
Mauro Icardi

Njerëzve në Napoli ka filluar t’u humbas durimi me Mauro Icardin.

Ylli argjentinas që një kohë ka qenë i lidhur me transferim te Napoli, pasi Antonio Conte i kërkoi largimin.

Lojtari, edhe pse nuk i ka mbyllur derën skuadrës së Carlo Ancelottit, duket se ka preferencë Juventusin.

Kjo ka bërë që legjenda e Napolit, Careca, të thotë se Icarid mund të shkojë në ferrë, duke mos e dëshiruar te skuadra napolitane.

“A jemi vërtet duke pritur ende përgjigjen e tij? Nëse ai nuk dëshiron të vijë, mund të shkojë në ferr”.

“A e ka kuptuar se për çfarë bëhet fjalë te Napoli, San Paolo, cilët janë tifozët Azzurri? Nëse ai nuk dëshiron të vijë, është më mirë të mos e bëjë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat