Shtyhet debutimi i Sarrit

Futboll

Shtyhet debutimi i Sarrit

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 19:40
Shtyhet debutimi i Sarrit

Menaxheri i Juventusit, Maurizio Sarri nuk do të jetë në stol në dy ndeshjet hapëse të Juventusit në Serie A në ndeshjen kundër Parmas të shtunën dhe Napolit një javë më vonë.

Juve më parë kishte konfirmuar se Sarri ishte diagnostikuar me pneumoni dhe ai po i nënshtrohej trajtimit.Bianconerët tani kanë konfirmuar se ai nuk do të menaxhojë lojërat e klubit kundër Parma dhe Napoli.Deklarata thoshte: “Maurizio Sarri iu nënshtrua testeve të mëtutjeshme mjekësore sot, të cilat treguan një kurs të mirë klinik.

Për të marrë shërim të plotë nga pneumonia që e goditi atë në ditët e kaluara, trajneri nuk do të ulet në pankinë gjatë dy lojërave të para në Serie A me Parma dhe Napoli.

Vendimi u mor për të lejuar teknikun, i cili edhe sot shkoi në JTC të koordinojë punën e stafit të tij, të rifillojë aktivitetin e rregullt sa më shpejt të jetë e mundur".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat