Allan përgatitet për betejën e parë me Napoli-n dhe ëndërron titullin

Futboll

Allan përgatitet për betejën e parë me Napoli-n dhe ëndërron titullin

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 06:18
Allan

"Titulli? Do ta provojmë, kanë ardhur lojtarë të fortë, që i janë bashkuar një grupi që ka bërë mirë. Shpresojmë të marrim gëzime të mëdha dhe që të rinjtë të mund të japin diçka më shumë".

Këto kanë qenë fjalët e mesfushorit të Napoli-t, Allan, në prag të fillimit të sezonit të ri të Serisë A. Braziliani ka qenë mes lojtarëve të fundit që i janë bashkuar skuadrës për shkak të pjesëmarrjes së tij në Kupën e Amerikës, të fituar me Brazilin. Tani është gati:

"Jemi gati për kampionatin, - ka thënë në një intervistë për Sky - ka gjithmonë një betejë për t'u luftuar. Po përgatitemi mirë për Firence-n, shpresojmë ta nisim mirë. Kam gjetur një ambient shumë të qetë. Skuadra ka punuar shumë dhe ka luajtur mirë në ndeshjen e parë kundër Barcelona-s. Jemi të karikuar".

Shumë tifozë kanë patur frikë për nja largim të Allan, veçanërisht pas interesimit të PSG-së janarin e kaluar. "Unë kam qenë gjithmonë i qetë. Kam akoma shumë vite kontratë me  Napoli-n, nuk e kuptoj pse flitet akoma për merkato".

"Nëse klubit i bëhet një ofertë e rëndësishme dhe vendosë të më shesë, mirë, përndryshe  do të qëndroj këtu me qëllimin për të fituar disa trofe, sepse dua ta shkruaj emrin tim në historinë e këtij klubi".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat