Hidhet shorti për elitën e hendbollit - Bota Sot
Hidhet shorti për elitën e hendbollit

Futboll

Hidhet shorti për elitën e hendbollit

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 10:35
Hidhet shorti për elitën e hendbollit

Të premten (sot) hidhet shorti për kampionatin e ri të Kosovës në hendboll. Hedhja e shortit bëhet nga ora 12:00 në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës në Shtëpinë e Sporteve në Prishtinë. Do të tërhiqet shorti për Superligën e meshkujve, Superligën e femrave dhe ligat e kadetëve dhe kadeteve. 

Kampionati i ri, 2019\2020, në Superligën e meshkujve fillon në mes të shtatorit, me ndeshjet e xhiros së parë që do të luhen më 14 e 15 shtator. Në termin të njëjtë fillon edhe Superliga e femrave. 

Në Superligën e meshkujve garojnë: Besa Famgas, Kastrioti, Prishtina, Vëllaznimi, Vushtrria, Drita, Trepça, Drenica, Llapi e Prizreni.

Skuadrat e Superligës së hendbollisteve janë: Istogu, Vushtrria, Prishtina, Shqiponja, Kastrioti, Drita, Samadrexha, Jusuf Gërvalla, Vëllaznimi, Ferizaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...