Solskjaer jep lajmin e madh për Interin, sqaron edhe dilemën Pogba-Rashford!

Futboll

Solskjaer jep lajmin e madh për Interin, sqaron edhe dilemën Pogba-Rashford!

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 12:05
Ole Gunnar Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer ka dalë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Crystal Palace, java e tretë e Premier League.

Trajneri norvegjez u ndal më së shumti të flasë për situatën e krijuar nga humbja e penalltisë së Paul Pogba në ndeshjen e fundit dhe sqaroi se ai do vijojë të godasë 11-metërshat, por me rotacion, pasi goditës i penalltive është edhe Marcus Rashford.

Pogba? “Ai ka karakter të fortë. Ai është shumë mirë, nuk mund ta besoj se ne jemi duke biseduar për atë edhe në 2019-ën”.

“Jam i sigurt se do të shikoni Pogban të shënojë një penallti për United sërish, ne jemi duke praktikuar për gjuajtjen e penalltive dhe Rashford e Pogba janë caktuar si goditës të tyre. Nuk e kam lënë në dorë të lojtarëve. Kemi dominuar dy të tillë. Do të ketë ndeshje kur Rashford nuk do të luajë, ashtu si edhe Pogba. Nuk ka sherr mes tyre për të goditur penalltitë, mund të godasë edhe Lingard”, sqaroi Solskjaer.

Ndër të tjera trajneri i “Djajve të Kuq” pranoi publikisht negocimin për shitjen e Alexis Sanchez, por pa përmendur emra konkretë klubesh.

“Po, është e vërtetë. Jemi duke negociuar me disa klube për shitjen e Alexis Sanchez. Nuk mund të mohoj diçka të vërtetë”, tha norvegjezi.

Sulmuesi kilian është në hapat e fundit të negocimit me Interin dhe shumë shpejt pritet të kalojë në Milano, sapo klubet të zgjidhin detajet e fundit të termave financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat