Skuadra e futbollit Vushtrrisë konfirmon edhe përforcimin e fundit. “Alush Gavazaj është prezantimi i fundit në FC Vushtrria.
Alush Gavazaj, 24-vjeçar, i lindur në Prizren, mesfushori me përvojë të madhe në futbollin shqiptar si pjesë e shumë klubeve duke filluar nga KF Tirana, KF Bylis, KF Tërbuni dhe KF Korabi tash së fundi pjesë e dy klubeve kosovare fillimisht si pjesë e KF Lirisë dhe pastaj kampion aktual dhe fitues i kupës me KF Feronikelin!”, bëhet e ditur nga Vushtrria.