Agjenti i Hysajt tregon të ardhmen e futbollistit - Bota Sot
Agjenti i Hysajt tregon të ardhmen e futbollistit

Futboll

Agjenti i Hysajt tregon të ardhmen e futbollistit

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 16:34
Elseid Hysaj

Emri i Elseid Hysajt ka qenë shumë i përfolur në këtë merkato verore.

Skuadra të njohura në evropës kishin shfaqur interesim për mbrojtësin shkodran, por asgjë nuk ishte konkrete.

E kur ka mbetur dhe pak ditë nga mbyllja e merkatos duket se e ardhmja e Hysajt do të jetë përsëri e lidhur me skuadrën e Napolit shkruan Albeu.

Këtë gjë e ka konfirmuar dhe agjenti i tij.

I ndodhur në Firence, ku u takua me drejtuesit e klubit vjollcë për të ardhmen e Biraghi, Mario Giuffredi u pyet nga “Sportitalia” edhe për klientin tjetër, Elseid Hysaj, që shihej përditë i larguar nga Napoli për dy muaj radhazi.

“Ai do të qëndrojë blu”, – tha prerë agjenti, i cili hodhi poshtë të gjitha pistat e përfolura.

Vetë Hysaj, i cili ka katër vite te Napoli, njoftoi në fillim të merkatos se dëshiron ta ndryshojë “ajrin” në sezonin e ri. Klubi i Aurelio De Laurentiis, megjithatë, nuk ka marrë deri më tani ndonjë ofertë bindëse për mbrojtësin, prandaj është i detyruar ta mbajë në organikë.

A do të luajë apo jo, kjo mbetet të shihet. Është në dorë të tij, por edhe të trajnerit Ancelotti, që në atë pozicion preferon Malkuit dhe Arias.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat