Trajneri i Bayernit: Duam ta fitojmë sfidën - Bota Sot
Trajneri i Bayernit: Duam ta fitojmë sfidën

Futboll

Trajneri i Bayernit: Duam ta fitojmë sfidën

Më: 23 gusht 2019 Në ora: 17:03
Trajneri i Bayernit: Duam ta fitojmë sfidën

Trajneri i Bayernit nga Munihu, Niko Kovaç, mezi po pret ndeshjen e radhës ndaj Schalke 04 në “Veltins Arena”.

Kroati u shpreh në konferencën për shtyp në lidhje me udhëtimin e vështirë ndaj të kaltërve, duke konfirmuar edhe mungesën e brazilianit Felipe Coutinho në ndeshjen e dytë të kampionatit gjerman. “Kemi një J. Boateng të sëmurë, i cili nuk është stërvitur në dy ditët e fundit me skuadrën dhe që me shumë mundësi do të mungojë të shtunën.

Leon Goretzka nuk do të jetë gjithashtu me skuadrën dhe Arp vuan nga një gjendje gripale”, tha Kovaç. Do të jetë Coutinho? “Coutinho nuk ka shumë stërvitje në këmbët e tij. Nuk duam të rrezikojmë me të, ndaj kemi vendosur që ai të qëndrojë në shtëpi për të na shërbyer më pas në javën e ardhshme”, përgjigjet ai. Çfarë përshtypjesh ju ka lënë braziliani në stërvitjet e para?

“Ai nuk është një njeri që kërkon të jetë në qendër të vëmendjes. Felipe është një lojtar i klasit botëror dhe një djalosh shumë i sjellshëm. Duam që ai të integrohet sa më shpejt me skuadrën dhe me qytetin e Munihut”, tha Kovaç.  Më tutje flet edhe për sfidën me Schalken: “Është një duel zjarri, luajnë dy skuadra që kanë vite që rivalizojnë njëra-tjetrën në ndeshjet e Bundesligës. Edhe pse diferenca ka qenë e madhe, pasi Bayerni ka fituar më shumë tituj se ata. Por të shtunën do të jetë një histori tjetër. Duam ta fitojmë sfidën dhe të marrim në shtëpi 3 pikët, të cilat duhet të vijnë si rrjedhojë e një loje të mirë”. Çfarë do të bëni më mirë nga ndeshja me Hertha-n?

“Kemi nënvlerësuar disa detaje gjatë lojës duke gabuar në pasimin e fundit. Për këtë kemi punuar gjatë javës dhe shpresojmë që në ndeshjen e radhës të bëjmë sa më pak gabime të tilla”, theksoi ai. Kovaç flet edhe për gjobën ndaj Sanchesit: “Dua të sqaroj diçka në lidhje me gjobën.

Ajo nuk është marrë nga lojtari me fjalët pas ndeshjes, por për shkak se ai ka munguar në stërvitjen e radhës. Më vjen keq për Renaton, por ai shpeshherë harron pozitën në të cilën ndodhem unë. Jam munduar t’i trajtoj të gjithë lojtarët në mënyrë korrekte”. “Afati kalimtar mbyllet në datën 2 shtator. Mund të them se transferimet janë mbyllur për skuadrën, edhe pse për këto punë mund të pyesni Salihamixhiqin. Unë jam i përqendruar vetëm te ndeshja me Schalken.

Do të jetë Perishiç  grumbulluar? “Ivan Pershiçështë stërvitur rregullisht me skuadrën dhe në palestër. Ndryshe nga Coutinho, ai do të jetë një opsion për mua në ndeshjen me Schalken. Jemi të lumtur që e kemi në skuadër”, thotë Kovaç. Trajneri i Bayernit fare si frikësohet rivalit. “Ata kanë një trajner të ri, të cilit i duhet pak kohë për t’u ambientuar me skuadrën. Në “Gelsenkirchen” na pret një atmosferë e nxehtë dhe agresive. Është ndeshja e parë e skuadrës së tyre përballë tifozëve të saj dhe ata nuk duan të zhgënjejnë askënd”, tha ai. A jeni të kënaqur me skuadrën që keni? “Tani kam një skuadër të mbushur me lojtarë cilësorë, me të cilën mund të përgatis një sezon të gjatë. Shpresoj që të mos ndikohemi shumë nga dëmtimet gjatë kampionatit për të arritur objektivat që kemi”, ka thënë Kovaç.

Liga e Gjermanisë, java 2

E shtunë

Augsburg-Union Berlin 15.30

Fortuna-Bayer     15.30

Hoffenheim-Werder    15.30

Mainz-Monchengladbach     15.30

Paderborn-Freiburg     15.30

Schalke-Bayern   18.30

E diel

RB Leipzig-Eintracht     15.30

Hertha-Wolfsburg        18.00

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...