Bayern Munich po mendojnë të zëvendësojnë Renato Sanchesin me mesfushorin 22 vjeçar të Espanyol, Marc Roca.
Mesfushori portugez Renato Sanches, po kërkon largimin nga kampionët e Bundesligës, shkaku i minutave të paktë që ka në dispozicion nga trajneri Niko Kovaç.
‘Bavarezët’ janë hedhur menjëherë në sulm për zëvendësueisne tij, dhe duken të gatshëm të paguajnë klauzolën e Roca, që kushton 40 milionë euro.
Roca do të ishte nënshkrimi i shtatë i Bayern Munich këtë verë, pas transferimeve të Benjamin Pavard, Lucas Hernandez, Jan-Fiete Arp, Ivan Perisic, Philippe Coutinho dhe Mickael Cuisance.