Dortmundi ka vazhduar me formën e mirë në këtë fillim të edicionit.
Nënkampionët gjermanë, kanë rikthyer rezultatin nga pjesa e parë për ta regjistruar edhe fitoren e dytë në po aq ndeshje.
Kolni avansoi 1-0 pas pjesës së parë me golin e Drexler në minutën e 29-të, por golat e Sanchos, Hakimit e Alcacer në 20-të minutat e fundit të duelit, mjaftuan që djelmoshat e Lucian Favre të realizojnë edhe fitoren e dytë, në po aq ndeshje të zhvilluara.
Me këtë tre-pikësh, të paktën deri nesër, “milionerët” pozicionohen në krye të tabelës së klasifikimit, derisa Kolni me humbjen e dytë, zë vendin e 15’të.
Javën e ardhshme, Kolni i shkon Freiburgut, kurse Dortmundi do të jetë sërish mysafir, kësaj radhe i Unionit të Berlinit.