Torres lë futbollin, Iniesta përlot botën me letrën e tij - Bota Sot
Torres lë futbollin, Iniesta përlot botën me letrën e tij

Futboll

Torres lë futbollin, Iniesta përlot botën me letrën e tij

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 00:21
Torres dhe Iniesta

Ishte një udhëtim i mrekullueshëm. Sa e çuditshme. Është shumë e çuditshme, do të thosha bukur e çuditshme.

Këtu, të dy jemi gati të luajmë ndeshjen tënde të fundit si profesionist. Unë ende kam disa për të luajtur. Këtu jemi, në anën tjetër të botës. Është e njëjtë si jeta, e çuditshme si ajo, na solli Japoni për të thënë lamtumirë.

Futbolli na bashkoi më shumë se 20 vjet më parë, kur ishim fëmijë. Epo, gjithmonë do të jesh ‘El Nino’. Dhe nuk do të na ndajë kurrë. Ne jetonim në qytete të ndryshme. Ti në Madrid dhe unë në Barcelonë. Por, ne kurrë nuk ishim armiq. Vetëm miq që kanë veshur fanella të ndryshme.

Sepse historia jonë, megjithëse shumë nuk e dinë atë, vjen nga larg. Nga shumë larg. Nuk kishte rëndësi që një ditë të kalonit kufijtë gjatë rrugës për në Premier League, ku ata zbuluan talentin e një ‘Nino’ unik, së pari tek Liverpool dhe më pas te Chelsea. Kur u ktheve në shtëpinë tënde, te Atletico, unë pata lëvizur si gjithë të tjerët, sepse futbolli, përtej sukseseve apo dështimeve në sport, është një mënyrë për të kuptuar jetën. Dhe ti, Fernando, i ke dhënë dinjitet këtij sporti. Sportit tonë.

Ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm. Na ka çuar në çdo cep të botës. Dhe shiko ku jemi sot. Në Tosu, ti dhe unë duke luajtur një ndeshje futbolli. Edhe një tjetër. Por nuk është thjesht një tjetër, është ndeshja jote e fundit, e kush e dinte? Ti do përballesh me David Villa dhe me mua. Pastaj do të shkosh në shtëpi. Atje po të presin, megjithëse duhet të dish se topi do të jetë më i trishtuar se dje. Shijo gjithçka që do të vijë tani tek ty dhe ji i lumtur. Por sa e çuditshme, Fernando. Ju nuk jeni larguar akoma dhe mua më mungon tashmë.”

Ishte kjo letra publike e Andres Iniesta për ndeshjen e fundit të Fernando Torres. Sulmuesi spanjoll mbylli karrierën në ndeshjen Sagan Tosu – Vissel Kobe, pikërisht përballë Andres Iniesta e David Villa të cilën e fituan këta të fundit 6-1.

Për letrën e Iniestës reagoi edhe Torres në rrjetet sociale.

“Sot u zgjova duke ditur që do të luaj ndeshjen time të fundit si profesionist dhe duke menduar se do ta përballoja normalisht. Më pas lexova letrën e një shoku dhe fillova të emocionohem … faleminderit mik, @ andresiniesta8.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...