Dikush nuk e ka problem të zhvishet e të futet në fushë për të bërë emër në opinion qoftë edhe për të keq, siç ishte rasti i fundit në Bratisllavë, kur një vajzë del gjysmë e zhveshur dhe vrapon nëpër fushë, duke shkaktuar kaos.
Lojtarët e Sllovanit nga Bratisllava e mposhtën me 1:0 PAOK-un në ndeshjen e parë të play-offit të Europa League. Shënuesi i golit të vetëm ishte Abena në minutën e 90+4.
Një tifoze tërhoqi vëmendjen e publikut, e cila gjysmë zhveshur hyri në fushë dhe krijoi një kaos të vërtetë, del mozamakeq.
Ajo hoqi bluzën e saj dhe vrapoi te futbollistët e Sllovanit, por sigurimi u përgjigj shpejt dhe e largoi atë nga fusha.