Nuk u ftua për ndeshjen me Parmën

Futboll

Nuk u ftua për ndeshjen me Parmën

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 10:54
Nuk u ftua për ndeshjen me Parmën

Daniele Rugani, sezonin e ri me shumë mundësi do të luajë për Romën, pasi te Juventusi nuk ka vend për të.

Lojtari nuk është ftuar me skuadrën për ndeshjen e parë, që ata do të luajnë kundër Parmës. Pikërisht ky detaj të bën të mendosh se lojtari me shumë mundësi do të largohet nga Juventusi në këtë merkato.

Destinacioni më i mundshëm për 25-vjeçarin është Roma, pasi këta të fundit kanë shfaqur interes konkret për ta pasur lojtarin në skuadrën e tyre. Verdhekuqtë po përpiqen të plotësojnë çmimin prej 30 milionë eurosh, që bardhezinjtë kërkojnë për ta lënë të lirë mbrojtësin.

Edhe për Ruganin do të ishte një mundësi e mirë transferimi në kryeqytetin italian, duke ditur që në verën e 2020-ës është Europiani, dhe dëshiron të jetë me kombëtaren e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat