Saga Neymar do të vazhdojë

Futboll

Saga Neymar do të vazhdojë

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 11:32
Saga Neymar do të vazhdojë

Saga Neymar do të vazhdojë deri në ditën e fundit të afatit kalimtar.

Edhe pse një ditë më parë mediet raportuan se Real Madrid po planifikojnë prezantimin e brazilianit javën e ardhshme në ‘Santiago Bernabeu’ nëse gjithçka shkon siç është planifikuar , duket se Barcelona do të reagojë me vendosmëri për të ndryshuar këtë rrjedhë të ngjarjeve.

Sipas medieve në Spanjë, Barcelona janë hedhur në sulm me gjithçka, për Neymar.

Kampionët e La Ligas janë të gatshëm të ofrojnë para të gatshme edhe lojtarë, vetëm e vetëm për të gjetur një marrëveshje për Neymar.

Barcelona po përballet me lëndime të lojtarëve në këtë fillim sezon, dhe transferimi i një lojtari për fazën ofensive, duket i domosdoshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat