Sot nis Serie A, ja dy ndeshjet e para

Futboll

Sot nis Serie A, ja dy ndeshjet e para

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 12:00
Ilustrim

Pritjes i erdhi fundi, sot starton kampionati italian Serie A.

Pikërisht Juventusi do ta hap kampionatin me ndeshjen në udhëtim tek Parma, ndeshje e cila fillon nga ora 18:00.

Juventusi do ta fillojë mbrojtjen e titullit në Serie A me shumë ndryshime, me trajnerin e ri Sarrin si dhe me transferet e reja të cilët iu bashkuan këtë sezon Juves.

Formacionet e mundshme:

Juventus: (4-3-3): Szczesny; De Sciglio, De Ligt, Chiellini, Sandro; Rabiot, Panic, Ramsey; Bernardeschi, Dybala, Ronaldo

Parma: Sepe; Laurini, Iacoponi, Alves, Gagliolo; Kucka, Hernani, Barilla; Karamoh, Inglese, Gervinho

Ndërsa ndeshja e dytë zhvillohet mes Fiorentinës dhe Napolit dhe fillon nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat