Liverpool - Arsenal, formacionet e mundshme

Futboll

Liverpool - Arsenal, formacionet e mundshme

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 12:21
Liverpool - Arsenal

Sot luhet ndeshja derbi e javës së tretë në Premier Ligën Angleze mes Liverpoolit dhe Arsenalit.

Liverpooli dhe Arsenali konfirmojnë se sa i vështirë është kampionati anglez, pasi janë të vetmet skuadra me pikë të plota pas 2 javëve të para.

Tashmë “The Reds” dhe “Topçinjtë” përplasen në një sfidë direkte, rezultati i së cilës mund të vendosë vetëm një kryesues me 9 pikë në përfundim të javës së tretë.

Liverpooli, pas një beteje të gjatë me Manchester City-n sezonin e kaluar, të humbur vetëm në finish, synon të shkëputet që në start, për të përfituar nga barazimi i skuadrës së Guardiolës me Tottenhamin.

Arsenali është përforcuar ndjeshëm gjatë merkatos së verës dhe trajneri Unai Emery duket se po e orienton skuadrën e drejt drejt lojës sulmuese. Për këtë arsye, do t’i besojhë David Luizit vertikalizimin që nga mbrojtja, ndërsa në mesfushë do të hedhë një emër të sapoblerë, siç është Ceballos.

Ja formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.

LIVERPOOLI (4-3-3): Adrian; Alexander-Arnold, Matip, van Dijk, Robertson; Oxlade-Chamberlain, Wijnaldum, Milner; Salah, Firmino, Mané.

ARSENALI (4-3-3): Leno; Maitland-Niles, Luiz, Sokratis, Monreal; Ceballos, Xhaka, Guendouzi; Aubameyang, Lacazette, Pépé.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat