Norwich – Chelsa, shënohen dy gola brenda 6 minuta

Futboll

Norwich – Chelsa, shënohen dy gola brenda 6 minuta

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Është duke u zhvilluar ndeshja e javës së tretë në Premier Ligë në mes të Norwichit dhe Chelsea.

Brenda 6 minutave të zhvilluar të ndeshjes janë shënuar dy gola, nga një për çdo skuadër.

Skuadra mysafire nga Londra ka arritur të kalojë në epërsi qysh në minutën e tretë të ndeshjes.

Ishte nje super aksion i ndërtuar nga të drejtuarit e Lampard, ku në fund pas harkimit të Azpilicuetas, Abraham shënoi me një goditje volley.

Ndërsa nuk vonoi as 4 minuta dhe skuadra vendase u përgjigj në të njëjtën mënyrë.

Një super aksion i ndërtuar nga futbollistët e Norwich përfundoi me golin e shënuar nga Todd Cantwell.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat